Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të dyfishtë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.
Raportohet se një mjet tip “Golf” u përplas me një tjetër tip “Fuoristradë”. Për pasojë, u lënduan pesë personat që udhëtonin në këto dy makina, mes tyre dy fëmijë drejtuesi dhe pasagjeri ne Golf pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sikurse duket nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale./ Top Channel