Në rrugën “Ismajl Kryeziu” të Prizrenit mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve.
Si pasojë e kësaj, lëndime trupore ka pësuar njëri nga vozitësit si dhe katër bashkudhëtarë në automjetet e ndryshme, dy meshkuj dhe dy femra të moshës së mitur.
Personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit dhe më pas janë liruar.