Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident mes treni dhe veture në Stupë të Klinës, katër persona të lënduar

Aksident mes treni dhe veture në Stupë të Klinës, katër persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Stupë të Klinës, ku një veturë është përplasur me një tren udhëtarësh dhe ka rezultuar me lëndimin e katër personave. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë […]

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Stupë të Klinës, ku një veturë është përplasur me një tren udhëtarësh dhe ka rezultuar me lëndimin e katër personave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Stupë-Klinë, mes një veture dhe trenit të udhëtarëve. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Rugova.

Të ngjashme