Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë, dy të lënduar

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë, dy të lënduar

Një aksident trafiku mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor. Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke bërë të ditur se me rastin […]

Një aksident trafiku mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo

Të ngjashme