Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen tri automjete një lëndohet

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen tri automjete një lëndohet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë-Duhël. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me procedurat hetimore. “Rreth […]

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë-Duhël.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me procedurat hetimore.

“Rreth orës 14:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, në aksident janë përfshirë tri automjete, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje”, tha Krasniqi.

Të ngjashme