Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Gjakovë. Si pasojë e aksidentit, ka persona të lënduar.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Ai ka deklaruar se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, por nuk dihet ende sa është numri i tyre.
“Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Brekoc” në Gjakovë. Ka persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i tyre. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes|, ka deklaruar Gjurkaj.