Dy të rinj nga Kosova e kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në autostradën Sienna-Berttolle në zonën Casetta në afërsi të komunës Castelnuovo Berardenga të Italisë.
Bëhet e ditur se deri tek aksidenti erdhi kur vetura me të cilën po udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga duke u aksidentuar rëndë.
Siç raportojnë mediat italiane në këtë aksident vdiqën dy 22-vjeçarë dhe një i tretë i moshës 18 vjeçare është lënduar, transmeton Klan Kosova.
Të tre udhëtonin në të njëjtën makinë.
18-vjeçari i lënduar është transportuar në Spitalin e Sienës dhe nuk është në rrezik për jetë.