Aksident në Kukës, lëndohen dy fëmijë të mitur

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 13:30, në rrugën “Dituria”, shtetasja V. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët, fëmijët e drejtueses së mjetit, të moshave 10 dhe 7 vjeç, të cilët pasi kanë marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, janë larguar për në banesë, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme