Një aksident në mes tri veturave ka ndodhur mbrëmë në fshatin Banullë të Lipjanit ku si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar nëntë persona, dy femra dhe shtatë meshkuj.
Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa vozitësi i njërës veturë është arrestuar pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin.
Lidhur me këtë rast është raportuar për dëme materiale të konsiderueshme, dhe sipas raportit 24-orësh rasti është nën hetime.