Aksident në Llapushnik, lëndohen dy persona

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku mes një veture e një kamioni ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 10:45 në rrugën Prishtinë – Pejë, aksident i shkaktuar mes një veture e kamioni në fshatin Llapushnik. Dy persona janë lënduar ku pas trajtimit mjekësor janë liruar. Njësitet kompetente janë marrë me këtë rast”, është shprehur Hoxha.

Të ngjashme