Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur të premten pasdite në Lloshkobare të Ferizajt. Me këët rast, u lënduan dy persona, njoftoi policia.
“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas procedurave ligjore”, tha zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.