Aksident në Lluzhan të Podujevës, pesë persona të lënduar

Arkivë
Prishtinë | 18 Mar 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë marrë lëndime nga një aksident që ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Në aksident ishin të përfshirë tre automjete në lëvizje.

Kështu për Ekonomia Online tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë (në fshatin Lluzhan) ka ndodhur një aksident rrugor në mes tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat e tanishme, janë lënduar pesë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme