Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohen dy persona

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, konkretisht në fshatin Prelez.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa siç tha ai të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt.

“Sot rreth orës 12:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Prelez të Ferizajt. Dy persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendren Emergjente në Ferizaj. Në aksident ishin të përfshira dy vetura”, ka thënë Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme