Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Në pamjet e Klankosova.tv shihet se është përfshirë një veturë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe nuk dihet nëse nuk ka të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por të njëjtit kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.