Një aksident ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Kliqinë.
Vetura është rrokullisur dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, njofton Express.
Ndërsa, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë humbur jetën dy të rinj njëri 20 vjeç dhe tjetri 27 vjeç, aksidenti ka ndodhur në fshatin Rugovës.
Ditë më parë në Komoran kanë humbur jetën katër persona. Numri i viktimave në komunikacion është rritur kohëve të fundit, ndërsa shkaqet kryesore për këtë janë përdorimi i alkoolit dhe tejkalimi i shpejtësisë.