Aksident në Patok, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Laç- Fushë Krujë, në afërsi të kryqëzimit të Patokut.

Automjeti me targë AA 453 HI, në të cilin udhëtonin katër pjesëtarë të një familjeje nga Kukësi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa gurë në afërsi të një guroreje.

Dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit.

Katër anëtarët e familjes që ndodheshin në automjet janë dërguar për mjekim në spitalin e traumës në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme