Aksident në Prishtinë – gjashtë të lënduar, ndeshen një taksi dhe autobusi i “Trafikut Urban”

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 08:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Prishtinë, përkatësisht në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe rrugën “Haxhi Zeka”, raporton Ekonomia Online.

Në aksident janë përfshirë një taksit dhe autobusi i Trafikut Urban.

Nga ky aksident kane mbetur gjashtë të lënduar, përfshirë vozitësin, fakturistin dhe pesë udhëtarë. Vetura e aksidentuar e taksit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq ka mbetur vetëm autobusi urban.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në konfirmim bëhet e ditur se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Nazim Gafurri’ dhe rrugën ‘Haxhi Zeka në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture”.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Të ngjashme