Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur të dielën në rrugën “Epiri” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur nga një automjet.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti rreth orës 13:50. I dyshuari, derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, shtetas i huaj.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.