Aksident në Prishtinë, lëndohet këmbësori

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, ku si pasojë një këmbësor ka pësuar lëndime trupore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00, teksa këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Po ashtu, është bërë e ditur se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin.

Të ngjashme