Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

Prishtinë | 21 Kor 2024 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, mes një automjeti dhe motoçiklete.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi rastin për Ekonomia Online, duke thënë se nga ky aksident personi i cili udhëtonte me motoçikletë ka pësuar lëndim të rëndë.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim urgjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Policia është në vendngjarje duke hetuar ngjarjen.

Të ngjashme