Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Mitrovicës, shumë afër Stacionit të Autobusëve.
Arbresh.info mëson se një shofer taksie, duke qenë në lëvizje të shpejtë ka goditur nga mbrapa një veturë tjetër.
Siç mësohet, shoferi i veturës së goditur ka pësuar lëndime të mëdha në kurriz.
Po ashtu, sot në qytetin e Mitrovicës, një kamion që mbledh mbeturinat ka rrëzuar aksidentalisht në rrugë përçuesit e rrymës.