Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me një kamion

Prishtinë | 12 Kor 2026 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, pranë zonës së Viroit.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 17:10, një motor me targa greke, është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i dëmtuar rëndë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelene”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç”.

“Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim./A2Cnn

Të ngjashme