Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë mes një kamioni dhe dy veturave, lëndohen tre persona

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në mesditë në rrugën rajonale tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”, Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, në aksident kanë marrë pjesë një kamion dhe dy vetura.

“Sot në mesditë, në rrugën rajonale tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit, është raportuar për një aksident trafiku, ku janë përfshirë një mjet transportues kamion dhe dy vetura. Bazuar në informatat e para tre persona kanë pësuar lendime. Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme