Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë – Podujevë. Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur gjashtë persona
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident, kanë pësuar lëndime trupore 6 persona”, ka deklaruar Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Ahmeti