Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes një kamioni dhe një veture, në Besi të Prishtinës. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë( në fshatin Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të […]
Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre persona bëhen për spital

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes një kamioni dhe një veture, në Besi të Prishtinës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë( në fshatin Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.
Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin.











