Në Sibovc të Podujevës janë aksidentuar dy vetura ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 8 vjeçar. Nga lëndimet e marra i njëjti ka ndërruar jetë.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.