Aksident në Vushtrri, lëndohen tre persona

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:40 në fshatin Vermicë, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar njëri drejtues i automjetit si dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë tretman mjekësor.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve me targa vendor dhe drejtues meshkuj  kosovarë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar njëri drejtues i automjetit si dhe dy pasagjerët, të cilët kanë marrë tretman mjekësorë”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme