Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura, një kamionetë dhe një autobus. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:25. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, […]
Aksident në Vushtrri, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura, një kamionetë dhe një autobus.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:25.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. /Klankosova.tv











