Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Ibrahim Rugova, në segmentin Suharekë–Duhël, ku janë përfshirë një kamion dhe dy automjete me targa vendore. Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Tutje, ai […]
Aksident një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Ibrahim Rugova, në segmentin Suharekë–Duhël, ku janë përfshirë një kamion dhe dy automjete me targa vendore.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Tutje, ai shtoi se se të lënduarit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor.
Autoritetet policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në autostradë është normalizuar pas intervenimit të njësive relevante.











