Një autobus me 40 pasagjerë në të është aksidentuar mëngjesin e sotëm aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në vendin e quajtur si Uji i Ftohtë, një segment tejet problematik, ku drejtuesi i autobusit Ilia Silos rreth 50 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit. Autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 28 persona të cilët janë transportuar spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën, nga të cilë 15 kanë qëndruar për marrjen e mjekimit.
Mësohet se autobusi i përfshirë në aksident po kthehej nga Greqia. Autobusi i linjës 5631 i linjës Tiranë – Athinë drejtohej nga 50-vjeçari Ilia Silos. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.