Aksident i rëndë në Marmaris, 23 të vdekur

Muglla | 13 Maj 2017 | 14:17 | Nga

Autoritetet turke njoftuan se 23 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë në gjendje kritike, pasi një autobus, me të cilin po udhëtonin është rrokullisur.

Guvernatori i provincës Mugla, Amir Cicek, ka thënë se autobusi ishte rrokullisur teksa po udhëtonte nga Izmiri për në destinacionin turistik, Marmaris.

Cicek ka thënë se të gjitha pasagjerët ishin nga Turqia, raporton AP.

Rruga ku ka ndodhur aksident është mbyllur nga autoritetet.

Guvernatori ka thënë se shkaku i aksidentit ende është i paqartë dhe se ky aksident është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme