Aksident rrugor në Vlorë, lëndohen dy vajza

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer veprimet procedurale dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Siç shkruan Euronewsal, nuk raportohet për persona me lëndime të rënda.

Mësohet se të plagosura kanë mbetur dy vajza të cilat janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Të ngjashme