Sot rreth orës 11:15 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Slivovë të komunës së Prishtinës, njoftojnë lexuesit e Gazetës Express nga vendi i ngjarjes. Sipas këtij lexuesi, nga ky aksident janë lënduar katër persona në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë. Ndërkaq, policia po pritet të dalë në vendin e ngjarjes. Sipas statistikave […]
Aksident me të lënduar në Prishtinë

Sot rreth orës 11:15 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Slivovë të komunës së Prishtinës, njoftojnë lexuesit e Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.
Sipas këtij lexuesi, nga ky aksident janë lënduar katër persona në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë.
Ndërkaq, policia po pritet të dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente dhe shqiptohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut.












