Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Gjilan, ku një veturë në lëvizje e ka goditur një këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “28 Nëntori në Gjilan”, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se këmbësori i cili është lënduar nga goditja e veturës është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërkaq pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësor mashkull K/Shqiptar”, theksohet në raport.