Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 15:30 | Nga

Në rrugën magjistrale Fushë Kosovë – Prishtinë, në afërsi të shkollës “Mihail Grameno” ka ndodhur një aksident ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë, njofton Klan Kosova.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës së tipit Yamaha, ngjyrë e kuqe.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Lidhur me rrethanat se si ka ardhur te ky aksident është duke u marrë njësia e trafikut rajonal të Prishtinës”, tha Flora Ahmeti, Zëdhënësja e Policisë Rajonale e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme