Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë, ku është përfshirë vetëm një veturë.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i veturës.
Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Stantërg, Mitrovicë 22.01.2022 – 13:48. Ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.