Aksident trafiku në Mitrovicën e Veriut, lëndohen 3 zyrtarë policorë

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Tre zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Mitrovicën e Veriut. Lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi i automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, të lënduarit janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU/Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar  derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar  institucionet kompetente.

Të ngjashme