Aksident trafiku në Rahovec

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në fshatin Kramovik të Rahovecit, ku është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se i lënduari është personi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku është konstatuar se ka pësuar frakturë në dorën e majtë.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa ngasësi i dyshimtë i automjetit “VW Golf” ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Xërxë – Kramovik dhe kur arrin në fshatin Kramovik, nuk i përshtatet shpejtësisë së lëvizjes automjetit të tij ku rruga është me kthesa dhe nga shiriti i djathtë e del në shiritin e majtë dhe me pjesën e përparme e godet automjetin “Mercedes” në pjesën e përparme anësore të krahut të majtë“, ka thënë Gjurkaj për Sinjali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme