Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje në Podujevë ka ndërruar jetë një femër (këmbësore) e cila është goditur nga një veturë.
“Rr. Skënderbeu – Podujevë më 26.11.2016 19:00.I dyshuari mashkull K/Shqiptar ka goditur me veturë këmbësoren femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar .
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Mjekësin Ligjore për autopsi. I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.