Aksident zinxhir afër Kazermës “Adem Jashari”, ka edhe të lënduar

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë është lënduar një person.

Në mëngjesin e sotëm në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ka ndodhur një aksident zinxhir, ku ishin të përfshira tri vetura.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar.

“Rreth orës 08:00 në rrugën në afërsi të Kazermës Adem Jashari në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar  një person”, ka treguar Ahmeti.

Tutje ajo ka shkruar se me këtë rast është duke u marrë njësiti i trafikut. 

Të ngjashme