Aksident zinxhiror në Dollc të Klinës, dy të lënduar

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e paradites në Dollc të Klinës, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime.

Zyrtarë të Policisë nga rajoni i Pejës kanë bërë të ditur se në aksident janë përfshirë 4 automjete dhe dy kamionë.

“Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Dy persona janë lënduar”, tha Xhevat Ibraj nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Ibraj njoftoi se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos mbajtjes së distancës, raporton /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme