Ndër sfidat më të mëdha me të cilat është përballur këtë vit Policia e Kosovës kanë qenë aksidentet e trafikut. Policia rrugore në shumë raste ka apeluar që vozitësit të kenë kujdes të shtuar përgjatë qarkullimit të tyre në komunikacion.
E ky apel nga Policia e Kosovës ishte edhe përgjatë këtyre ditëve të fundvitit pasi aksidentet ishin në numër të madh e sidomos ato me fatalitet.
Të dhënat e policisë flasin se gjatë vitit 2017 në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 mijë e 244 aksidente trafiku.
Aksidente fatale ishin mbi 117, duke lënë të vdekur kështu shumë persona.
Krahasuar me vitin e kaluar numri i aksidenteve me fatalitet ishte në rritje.
Gjithashtu Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 37 mijë tiketa të trafikut ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut.