Aksidenti i ish-ministrit Ahmetaj, shkak lagështira

Kumanovë | 17 Kor 2017 | 11:57 | Nga

Ish-ministri shqiptar i Financave, Arben Ahmetaj, u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident në Maqedoni.

Sipas burimeve të policisë, shkak i aksidentit ka qenë prania e madhe e lagështirës në rrugë.

Burime nga policia maqedonase ndërkohë bëjnë me dije se “në momentin e aksidentit, Arben Ahmetaj udhëtonte bashkë me tre shtetas të tjerë, të gjinisë meshkuj, kur nga lagështira në rrugë ka ndodhur aksidenti”.

Ahmetaj, por dhe udhëtarët e tjerë që ndodheshin në makinë me të, kanë marrë lëndime të lehta, pavarësisht se makina e tyre është përmbysur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme