Aksidenti me 46 të vdekur në Bullgari, Zaev: Jam i tmerruar

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 07:54 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 46 persona kanë vdekur, duke përfshirë 12 fëmijë, pasi një autobus mori flakë në një autostradë në Bullgarinë perëndimore të martën, thanë zyrtarët.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se është i tmerruar nga kjo tragjedi kaq e madhe, shkruan BBC.

“Jam i tmerruar. Kjo është një tragjedi kaq e madhe”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për BTV.

“Kemi një tragjedi të madhe këtu,” u tha gazetarëve kryeministri i përkohshëm bullgar. Stefan Yanev, ndërsa ministri i Brendshëm, Bojko Rashkov, tha: “Fotografia është e frikshme, e frikshme. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë.”

Shumica e viktimave ishin turistë nga Maqedonia e Veriut teksa shtatë persona që u lënduan u dërguan në spitalin në Sofje.

Një zyrtar nga spitali i urgjencës së Sofjes tha se shtatë personat kishin dalë nga autobusi i djegur dhe të gjithë ishin në një gjendje të qëndrueshme.

Shkaku i aksidentit ishte i paqartë teksa pamjet televizive treguan autobusin të djegur në mes të autostradës.

“Të paktën 45 njerëz u vranë pasi një autobus mori flakë dhe u rrëzua, ose u përplas dhe më pas mori flakë,” tha Nikolov.

Ministria e tij e përditësoi më vonë numrin në 46 viktima pasi kishte 53 persona në bord.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme