Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e mbrëmshëm në Llapashticë të Podujevës e ku vdiq një person.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave e ku si pasojë njëri nga ngasësit ka vdekur. Lëndime të rënda ka pësuar edhe një person tjetër
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Llapashticë- Podujevë 19.12.2023 – 20:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.