Kandidati për deputet nga Aleanca, Burim Ramadani ka reaguar pas aksidentit të ndodhur në autostradë, duke kërkuar që përgjegjësit institucionalë të japin llogari për, siç tha ai, mosmirëmbajtjen e rrugës.
Sipas Ramadanit, mirëmbajtja e autostradave dhe rrugëve të tjera është obligim ligjor, ndërsa gjendja e papastruar e autostradës nga dheu mund të ketë ndikuar në aksidentin e ndodhur.
“Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet! Duhet të përgjigjet para drejtësisë. Mirëmbajtja e autostradës (sikurse edhe rrugëve tjera) është obligim ligjor! Lutem për jetën e të aksidentuarve! Por, njëkohësisht, duhet të gjithë të kërkojmë që përgjegjësit në Qeveri të dënohen sipas ligjit!”, ka shkruar Ramadani.