Aksidenti në Ferizaj, vetura ra në lumin Nerodime

Prishtinë | 03 Pri 2025 | 07:51 | Nga Ekonomia Online

Një aksidenti ka ndodhur gjatë së mërkurës në Ferizaj, konkretisht në rrugën “Epopeja e Jezercit”.

Siç raporton Indeksonline, vetura Golf 4, e cila është aksidentuar ka dalë tërësisht nga rruga, duke rënë kështu në Lumin Nerodime.

Ajo është fundosur tërësisht në lum, kurse vozitësi i saj ka arritur të shpëtojë, pasi që kishte dalë nga vetura, e cila pas pak çastesh ishte fundosur.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë detaje lidhur me aksidentin, por nuk ka pranuar përgjigje deri më tani.

Të ngjashme