Aksidenti në Kroaci, konfirmohen dy viktima nga komuna e Junikut

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e viktimave që ndërruan jetë si pasojë e autobusit që u aksidentua gjatë së dielës në Kroaci, janë edhe dy gra nga Komuna e Junikut.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë, ku njoftojnë se bëhet fjalë për Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe Gjyle Malokun.

Nga aksidenti i djeshëm, deri më tani 10 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq rreth 40 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Postimi i plotë:

TË TRONDITUR NGA AKSIDENTI TRAGJIK I MËRGIMTARËVE TANË NË KROACIKomuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkqytetar të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt.Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe gëzimi i tyre për tu bashkuar u kthye në pikëllim e dhimbje.Ngushëllime familjes Gjota, Kolmekshaj dhe Maloku!

Të ngjashme