Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, Konjufca: Bashkëndjej me dhimbjen e familjeve

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova

Për këtë aksident ka shkruar edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Postimi i tij i plotë:

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tre bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e djeshëm në rajonin e Regensburgut në Gjermani.

Në këto këto momente të rënda, bashkëndjej me dhimbjen e familjeve dhe të afërmve të tyre.

U prehshin në paqe!

Të ngjashme