Në orët e hershme të ditës së sotme, rreth orës 4:55 në rrugën magjistrale,tek rrethrrotullimi përball HIB Petrolit është aksidentuar autobusi që udhëtonte në relacionin Prizren- Zvicër.
Në këtë rast rreth 15 udhëtarë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Urgjencën e Spitalit të Ferizajt dhe Shërbimin Emergjent Primar.
“Lëndime më të rënda ka pasur vozitësi i autobusit dhe disa udhëtarë, por pas trajtimit mjekësorë janë stabilizuar. Të lënduarit janë nga qendrat tjera , si Prizreni, Theranda, Fushë Kosova. Pas afërsisht tre orë trajtimi të lënduarit janë lëshuar për trajtim të mëtutjeshëm nëpër qendrat më të afërta për këta pacient” ka thënë mjeku kujdestar Dr.Flamur Llabjani.
Policia e trafikut menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes po po merret me rastin.